Dokumenta të tenderit për procedurën e re për menaxhimin mbetjeve
Emri i dokumentit: Dokumenta të tenderit për procedurën e re për menaxhimin mbetjeve
Përshkrimi:

DLDP po mbështet Bashkinë Shkodër përgatitjen e dokumentave të tenderit për procedurën e re për menaxhimin mbetjeve. DLDP dhe Bashkia Shkodër kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për të formalizuar bashkëpunimin e tyre. Bashkia është e angazhuar për të parashtruar në kontratën e re, rrugë të ndryshme për zvogëlimin e mbetjeve të depozituara në landfill, promovimin e riciklimit dhe zvogëlimin e kostove për mbledhjen dhe transportin e mbetjeve. Modeli i Kostos i zhvilluar për studimin e DLDP study mbi optimizmin e kostos realizimi i një stacioni transferimi në Shkodër mund të ishte një mundësi për uljen e këtyre kostove. Mbështetur në këto përfundime, Bashkia është e gatshme të realizojë një projekt pilot sipas modelit të DLDP duke futur një stacion transferimi në qarkun e menaxhimit të mbetjeve në Shkodër. Në të njëjtën kohë, marrëveshja mes Bashkisë Shkodër dhe dhënësit të shërbimit është drejt përfundimit dhe Bashkia është në fazën e përgatitjes së dokumentacionit dhe procedurës, si dhe specifikimeve teknike për tenderin e ri.


Tags: , ,