Për krijimin dhe operimin e skemave te kompostimit në komunitet
Emri i dokumentit: Për krijimin dhe operimin e skemave te kompostimit në komunitet
Përshkrimi:

Ky udhëzues për sensibilizimin dhe informimin e komunitetit zhvillohet në kuadër të Programit DLPD (Programi për Zhvillim Lokal dhe Decentralizim), i financuar nga Helvetas Sëiss, për projektin “Zhvillimi i një Skeme Ndër-vendore për Manaxhimin e Mbetjeve në Zonën e Pukës dhe Fushë Arrëzit” që po zhvillohet në Rajonin e Shkodrës.
Në kuadër të projektit në këtë zonë janë ngritur dy skema ndër-vendore për grumbullimin e mbetjeve midis njësive vendore përkatësisht (Pukë – Qerret – Qelez, dhe Fushë Arrëz- Qaf Mali). Këto njësi vendore janë në process për rishikimin e sistemit të tarifave për të siguar ofrimin e shërbimeve sa më të mira mjedisore. Ndërkohë në kuadër të këtij projektit parashikohet të fillojnë edhe iniciativa për kompostimin e mbetjeve në komunitet dhe në institucione shtetërore (kryesisht në shkolla).


Tags: , ,