Nisma e dldp-së për Shpërndarjen e Mësimeve dhe Përvojave në fushën e Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta

OBJEKTIVAT

Paketa e njohurive ka si qëllim ndërtimin e kapaciteteve të NJQV-ve për të ofruar shërbime efiçente në fushën e menaxhimit të mbetjeve bazuar në praktika të mira dhe objektivat strategjik për këtë sektor. Kuadri i përgjithshëm i politikave bazohet në Strategjinë Kombëtare të Menaxhimit të Mbetjeve dhe Ligjin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve (2011), Planet Rajonale të Menaxhimit të Mbetjeve (ku janë ekzistuese) si dhe politika dhe praktika lokale të suksesshme.

REZULTATE TË PRITSHME

Nëpërmjet forcimit të kapaciteteve teknike të stafit të NJQV-ve, presim që NJQV-të partnere të arrijnë rezultatet e mëposhtme:
• Menaxhimi i mbetjeve të ngurta është identifikuar si çështje prioritare nga NJQV-të dhe është inkurajuar dialogu mbi politikat për këtë fushë.
• Janë identifikuar objektivat e duhura strategjike, në linjë me objektivat e përcaktuara për rajonin dhe për vendin.
• Ndërgjegjësim dhe përdorim më i madh nga stafi i NJQV-së i mjeteve të avancuara dhe i metodologjive të aplikueshme në menaxhimin e mbetjeve te ngurta të tilla si përllogaritja e kostos dhe tarifës, planifikimidhe optimizmi, partneriteti publik-privat etj.
• Qytetarë të informuar në mënyrë transparente kontribuojnë në zbatimin e rregullave, rregulloreve dhe politikave lokale për depozitimin e mbetjeve dhe rikuperimin e kostos.
• Është përmirësuar ofrimi i shërbimit të menaxhimit të mbetjeve dhe është zgjeruar zona e mbulimit të këtij shërbimi, me kalimin e kohës, nëpërmjet organizimit nga NJQV-të të një shërbimi më efiçent (përfshirë opsione të tilla si bashkëpunimi ndër-NJQV, riciklimi, kompostimi, partneriteti publik-privat etj.).

METODOLOGJIA

Trajnimi me disa sekuenca për të forcuar kapacitetet e stafit të NJQV-së. Trajnimi bazohet në mjete që janë testuar dhe provuarasi të suskesshme nga dldp-ja dhe partnerët e saj.
Trajnimi gjithashtu përfshin:
• Vizita studimore (vizita studimore në Shqipëri dhe jashtë vendit)
• Të mësuarit online
• Diskutime nëpërmjet platformës online
• Këshillim i personalizuar për NJQV-në tuaj

EKSPERIENCA TË SUKSESSHME

“Kemi prezantuar standarde të reja në lidhje me menaxhimin e mbetjeve në bashkinë tonë. Për herë të parë, riciklimi është integruar nëpërmjet një sistemi të përllogaritur mirë të hartuar së bashku me ekspertë ndërkombëtarë. Kemi prezantuar riciklimin në një kontratë të re shërbimi. Duke e prezantuar riciklimin si një aktivitet që mund të sillte fitim si për kompanitë private dhe për bashkinë, ne e kemi reduktuar me 3 % buxhetin e përgjithshëm për shërbimin.

Ahmet Omi
Nënkryetar i Bashkisë së Shkodrës.

AKTIVITETE KRYESORE

Nëpërmjet një grupi ndër-NJQV, stafi i NJQV-së partnere do të ketë mundësinë:
• Të marrë pjesë në një paketë trajnimesh gjithëpërfshirëse: planifikim shërbimi, optimizim i mbetjeve, menaxhim financiar, rregullore për shërbimet dhe informim.
• Të praktikohet dhe të trajnohet në modelimin dhe llogaritjen e kostos dhe tarifës.
• Të marrë pjesë në seminare mbi hartimin dhe shkëmbimin e praktikave të mira: partneritet publik-privat, optimizim i mbetjeve, kosto shërbimi, rregulla dhe rregullore lidhur me sektorin etj.
• Të marrë pjesë në vizita studimore për të mësuar më shumë rreth praktikave të mira në tema të tilla si riciklimi, kompostimi, përdorimi i landfill-eve, skema për grumbullimin e mbetjeve, bashkëpunim ndërvendor etj.
• Të jetë pjesë e diskutimeve online në lidhje me çështjet e politikave dhe kërkimit në sektor.
• Të jetë pjesë e një procesi planifikimi dhe zbatimi projektesh të vogla.

ÇFARË PRITET NGA NJQV-TË PARTNERE?

• Kapitalizimi i eksperiencave dhe kontributi për t’i shpërndarë ato.
• Pjesëmarrje në e-diskutimet mbi çështjet e politikave nëpërmjet platformës së menaxhimit të njohurive.
• Mbulimi i kostove që lidhen me pjesëmarrjen në trajnime dhe seminare brenda Shqipërisë.
• Marrja pjesë në mënyrë të rregullt në evenimente të organizuara nga grupi ndër-NJQV i Menaxhimit të Mbetjeve.
• Pilotim i mjeteve të sugjeruara për t’u përdorur në zbatim të punës së NJQV-së dhe për të ofruar mendime për përmirësime të mëtejshme.
• Mbështetje nga vendimarrësit politik (kryetari dhe këshilli vendor).
• Promovimi i mbështetjes së sektorit të menaxhimit të mbetjeve në mënyrë të integruar me çështje të tjera të qeverisjes së mirë.
• (Bashkë)financim dhe mbledhje fondesh në mbështetje të sektorit.

SHEMBUJ TË BURIMEVE TË MUNDSHME

Një gamë e gjerë manualesh, udhëzuesish, materialesh trajnimi, praktikash të mira, modele dhe formularë mund të gjenden në faqen e internetit www.dldp.al, të cilat përfshijnë:
Planifikimin e Menaxhimit Lokal të Mbetjeve
• Udhëzues për Planifikimin e Menaxhimit Lokal të Mbetjeve (shqip dhe anglisht)
• Kurrikula Trajnimi (4 module shqip dhe anglisht)
• Modele/Plane të Menaxhimit të Mbetjeve
• Modele të Strategjisë së Komunikimit për Mbetjet (shqip dhe anglisht)
Menaxhimin Financiar: Kosto dhe Tarifa
• Udhëzues për llogaritjen e kostos (shqip dhe anglisht)
• Përcaktimi i Tarifës/udhëzues për llogaritjen (shqip dhe anglisht)
• Formularë të gatshëm për llogaritjen e kostos dhe tarifës (program në excel)
• Shembuj të përllogaritjes të kostos dhe tarifës për NJQV me tipologji të ndryshme
Optimizimin e Shërbimit: Riciklimi dhe Bashkëpunimi ndër-NJQV
• Optimizimi i mbetjeve nëpërmjet stacioneve të transferimit
• Praktikat lokale: qendra e riciklimit në Lezhë dhe qendra e riciklimit në Shkodër
• Dokumente dhe projekte mbi bashkëpunimin ndër-NJQV në fushën e menaxhimit të mbetjeve
Partneritetin Publik- Privat
• Procedurat kontraktuale dhe tenderuese për delegimin e shërbimit të mbetjeve nga NJQV-ja te kompanitë private (specifikime teknike)
• Përvoja të reformimit të menaxhimit të shërbimit nga publik në privat dhe nga privat në publik

EKSPERIENCA TË SUKSESSHME

Tashmë 112 700 njerëz më shumë kanë akses në shërbimet e menaxhimit të mbetjeve në qarqet e
Shkodrës e të Lezhës (nga 104’600 banorë në 217’300 banorë).

Buxheti vendor për shërbimin e mbetjeve është rritur në të gjitha NJQV-të e mbështetura mesatarisht me 11 %.

“Bashkia e ka rritur nivelin e mbledhjes së tarifave të mbetjeve nëpërmjet një informimi dhe komunikimi më të mirë me qytetarët tanë. Vetëm gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit 2012, 30 % më shumë familje kanë paguar tarifën e mbetjeve krahasuar me vitin e mëparshëm”.

Viktor Tusha
Kryetar i Bashkisë së Lezhës.

BËHUNI PJESË E KËTIJ PROJEKTI

Për më shumë informacion për këtë paketë njohurish, ose për të mësuar më shumë për mënyrën e pjesëmarrjes, ju lutemi kontaktoni:
Programi për Zhvillim Lokal dhe Decentralizim (dldp)
Adresa: Rr. Ibrahim Rugova, Godina e “PLUS”, Kati i 2-të, nr. 3, Tiranë, Shqipëri
Tel. (+355)42269225 / (+355)22250999
E-mail: dldp@helvetas.org
www.dldp.al