Nisma e dldp-së për Shpërndarjen e Mësimeve dhe Përvojave në fushën e Marrëdhënieve me Publikun dhe e-Qeverisjes

OBJEKTIVAT

Paketa e njohurive ka si qëllim të udhëzojë NJQV-të si të përdorin në mënyrë praktike teknologjinë e informimit dhe teknikat e komunikimit, në mënyrë që të mbështetet rritja e transparencës, ofrimi i shërbimeve efiçente të orientuara nga kërkesa, përfshirja e qytetarëve në hartimin e politikave dhe vendimarrje, në linjë me strategjitë kombëtare dhe praktikat e mira.

REZULTATET E PRITSHME

Nëpërmjet forcimit të kapaciteteve teknike të stafit të NJQV-së, ekspozimit ndaj praktikave të mira dhe transferimit të teknologjive të menaxhimit të informacionit, pritetqë NJQV-të partnere të arrijnë një pjesë të spektrit të mëposhtëm të rezultateve :
• E-qeverisja dhe teknikat e komunikimit/informimit janë identifikuar si çështje prioritare për NJQV-të dhe është nxitur dialogu mbi politikat për këtë temë.
• Janë hartuar instrumenta për aplikimin e e-qeverisjes dhe komunikimin me publikun në nivel NJQV-je ,në linjë me objektivat e duhura kombëtare dhe rajonale .Është rritur njohja dhe përdorimi i teknikave të avancuara të komunikimit dhe i metodologjive të aplikueshme në teknologjinë e informimit nga stafi i NJQV-së.
• Stafi i NJQV-së hyn në partneritet me ofruesit e e-shërbimeve për të vënë në zbatim në mënyrë efikase nismat e informimit dhe komunikimit (të tilla si Zyra me një Ndalesë,qendra informimi, faqe interneti të dedikuara etj).
• Ofrimi i shërbimit publik është më efikas nëpërmjet zbatimit të nismave novatore në fushën e informacionit dhe komunikimit, më i orientuar ndaj kërkesave të qytetarëve dhe klientëve dhe aksesi në informacionin publik është përmirësuar.
• NJQV-të mund të mbledhin në mënyrë më efikase taksa dhe tarifa vendore, si dhe të nxisin politika dhe vendimarrje me pjesëmarrje.

METODOLOGJIA

Ofrimi i paketës së njohurive do të mundësohet nëpërmjet forcimit të kapaciteteve teknike të stafit të NJQV-së përmes trajnimit të vazhduar, bazuar nëmetodologji dhe modele të testuara zhvilluar nga dldp-ja dhe partnerët e saj. Ekspozimi ndaj praktikave të mira, instrumentave dhe programeve kompjuterike të zbatueshme për funksionet e NjQV-ve të kombinuara me (bashkë) financim konkurrues të disa modeleve do të kompletojnë ciklin e ndërtimit të kapaciteteve. Ofrimi i informacionitdhe diskutimi online me anë të një platforme elektronike do të mundësojnë rrjedhën e informacionit dhe shkëmbimin brenda një rrjeti aktorësh kombëtarë, rajonalë dhe lokalë, si dhe kompanish IT dhe programesh të ngjashme.

EKSPERIENCA TË SUKSESSHME

Zyra me Një Ndalesë ka ndihmuar shumë në rritjen e ndërgjegjësimit në komunitet në lidhje me diskutimet për projekt-dokumentet e politikave të tilla si buxheti afatmesëm etj. Për ta bërë këtë, ne kemi përdorur tabelat e informacionit të vendosura në kuadër të projektit Zyra me Një Ndalesë, ku janë shfaqur prioritetet.
Programet e instaluara për kërkesat dhe ankesat e kanë lehtësuar shpërndarjen dhe priroritarizimin e fondeve lokale, për shembull, rekordi prej 30 ankesash në lidhje me kanalet e bllokuara të ujitjes çoi në alokimin e fondeve për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi.
Koha e ofrimit të shërbimit është përmirësuar ndjeshëm: shumica e dokumenteve të kërkuara dhe të ofruara nga Zyra me Një Ndalesë jepen brenda 5-7 minutash.

Emiliana Mandi, Shefe e Zyrës me Një Ndalesë Dajç Bregu i Bunës

AKTIVITETET KRYESORE

Përfitues të drejtëpërdrejtë janë ekspertë të administratave vendore (një numër i kufizuar nga Prefekturat dhe Qarqet) anëtarë të grupit ndër-vendorë tematik (i njohur si Qendër Kompetence), krijuar me qëllim forcimin e kapaciteteve të administratave vendore dhe diskutimin e politikave.
Aktivitet kryesore konsistojnë në trajnime, vizita studimore dhe asistencë në punë. (Bashkë) financimi është i mundur për një numër të kufizuar NJQV-sh, mbi baza konkurruese. Objektivi është të sigurohet që stafi dhe drejtuesit vendorë të kenë kapacitet, njohuri dhe aftësi për të kuptuar përfitimet e e-qeverisjes, pjesëmarrjes dhe komunikimit e informimit të publikut. Kësisoj përfituesit në mënyrë progresive do të përmirësojnë e përshtasin përdorimin e instrumentave të suksessshëm për çështjet e qeverisjes. Aktivitetet e planifikuara përfshijnë:
• Vizita studimore që i prezantojnë pjesëmarrësit me modelet e Zyrës me Një Ndalesë (NJQV të madhësive të vogla-të mesme dhe të mëdha) dhe programet (softet) që janë në aplikim.
• Platforma diskutimipër drejtuesit dhe praktikuesit për të diskutuar mbikonceptin e Zyrës me një Ndalesë dhe për ta përmirësuar atë më tej nëpërmjet shkëmbimit dhe praktikës.
• Trajnim për ndërtimin e faqes së internetit për NJQV-të (statike dhe dinamike), rregullat dhe rregulloret e lidhura me të dhe rrjedhjen e brendshme efikase të informacionit për ndërtimin e imazhit.
• Shërbime elektronike dhe ekspozim ndaj tregut të programeve për funksionet e NJQV-së dhe mundësitë për partneritet publik-privat.
• Akses në praktika të suksesshme në fushën e qeverisjes elektronike dhe instrumentave të komunikimit zhvilluara në të gjithë vendin dhe seminare mbi politikat për të zhvilluar kuadrin kombëtar në mbështetje të e-qeverisjes, transparencës dhe pjesëmarrjes.

ÇFARË PRITET NGA NJQV-TË PARTNERE?

• Drejtues të përkushtuar për fillimin dhe zbatimin e reformave që nevojiten për zbatimin e instrumentave të suksesshëm të komunikimit dhe e-qeverisjes, nëpërmjet alokimit të burimeve të nevojshme dhe vendim-marrjes.
• Përfshirje e drejtuesve të NJQV-së dhe stafit për të instaluar dhe për të mirëmbajtur infrastrukturën TIK (të tilla si Zyra me një Ndalesë).
• Ekspertë vendorë të gatshëm për të kapitalizuar përvojën e tyre dhe shpërndarë atë tek të tjera NJQV.
• Drejtues dhe ekspertë të gatshëm për të marrë pjesë në e-diskutimet mbi çështjet e politikave nëpërmjet platformës së menaxhimit të njohurive.
• Mbulimi i kostove të pjesëmarrjes në trajnime dhe ngjarjetematike në Shqipëri.
• Ndjekja në mënyrë të rregullt e ngjarjeve të organizuara nga grupi i ekspertëve ndër-NJQV (Qendra e Kompetencës) për e-qeverisjen.
• Pilotim i teknikave/instrumenteve/modeleve të sugjeruara për përdorim në NJQV dhe ofrimi i feedback-ut për përmirësime të mëtejshme.
• Promovimi i integruar i qeverisjes së mirë përmes teknikave të komunikimit dhe e-qeverisjes Mobilizimdhe ngritje fondesh për të financuar infrastrukturën e nevojshme TIK (Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit) dhe replikimin praktikave të mira të lidhura me komunikimin.

SHEMBUJ TË BURIMEVE TË MUNDSHME

Kjo paketë është pasuruar me manuale dhe eksperienca të zhvilluara në kuadër të programit të dldp-së, në partneritet me institucione kombëtare e ndërkonmbëtare, si:
• Manual për Krijimin e Zyrave me Një Ndalesë
• Manual për ndërtimin e faqes së internetit për NJQV-të
• Eksperienca të dokumentuara të Zyrave me një Ndalesë dhe web-eve në NJQV-të e Shkodrës, Lezhës, Dajçit, Bregut të Bunës, Bushatit, Kallmetit, Shëngjinit e Velipojës
• E-qeverisje në nivel rajonal: rasti i Shkodrës e Lezhës
• Strategji për informimin e vizitorëve për zonat turistike në Shëngjin e Velipojë
• Katalog i mjeteve të informimit: praktika të mira në mbarë vendin.
• Instrumenti i Planifikimit Financiar, tarifa dhe kostoja

EKSPERIENCATË SUKSESSHME

Zyra me Një Ndalesë i ka transformuar krejtësisht marrëdhëniet tona me komunitetin, i cili tani mendon se i respektojmë nevojat e tyre. Zyra me Një Ndalesë na ka ndryshuar mënyrën si i bëjmë gjërat në qeverinë vendore dhe na ka lejuar të komunikojmë në mënyrë më efikase me komunitetit. Për më tepër, Zyra me Një Ndalesë dhe teknikat e komunikimit kanë forcuar marrëdhëniet tona me anëtarë të komunitetit, që jetojnë jashtë vendit. Iu shërbejmë atyre nëpërmjet e-mailit, telefonit dhe Zyrës me Një Ndalesë.

Arben Gjuraj,
Kryetar Komune Dajç Bregu i Bunës

Zyra me një ndalesë ka kontribuar ne përformancën e Komunës Bushat në mbledhjen e taksave. Duke lehtësuar mbledhjen e taksave. Nga 37% qe ka qenë mbledhja e taksave para instalimit të zyrës me një ndalesë është rritur përformanca në 82% pas instalimit të zyrës me një ndalesë.

Marinela Gegaj
Specialiste e tatim taksave pranë zyrës me një ndalesë në Komunën Bushat.

BËHUNI PJESË E KËTIJ PROJEKTI

Për më shumë informacion për këtë paketë njohurish, ose për të mësuar më shumë për mënyrën e pjesëmarrjes, ju lutemi kontaktoni:
Programi për Zhvillim Lokal dhe Decentralizim (dldp)
Adresa: Rr. Ibrahim Rugova, Godina e “PLUS”, Kati i 2-të, nr. 3, Tiranë, Shqipëri
Tel. (+355)42269225 / (+355)22250999
E-mail: dldp@helvetas.org
www.dldp.al