Nisma e dldp-së për Shpërndarjen e Mësimeve dhe Përvojave në Akesimin e Fondeve per NJQV-të

OBJEKTIVAT

Paketa e njohurive ka si qëllim forcimin e kapaciteteve të NJQV-ve për aksesimin e fondeve të ndryshme (qeveritare e joqeveritare, Bashkimit Europian, etj.) përmes aftësimit të ekspertëve vendorë në hartimin dhe zbatimin e projekteve, krijimit të partneriteteve dhe informimit mbi mundësitë për financim. Kuadri i përgjithshëm i politikave bazohet në dokumenta strategjik kombëtar dhe ato të ndihmës së huaj, si dhe në praktika vendore të suksesshme.

REZULTATE TË PRITSHME

Nëpërmjet forcimit të kapaciteteve të stafit të NJQV-së partnere, ne presim që:
• Stafi i NJQV-ve përfituese të kësaj pakete njohurishë të jetë në gjendje të identifikojë, planifikojë dhe vërë në zbatim projekte tërheqëse në zbatim të objektivave strategjik vendorë, kombëtar dhe fondeve të asistencës ndërkombëtare.
• Shërbimet administrative dhe publike janë përmirësuar sajë burimeve të mobilizuara duke siguruar kështu akses të barabartë për të gjithë qytetarët, përfshirë gratë, grupet e varfra dhe të marxhinalizuara.
• Eksperiencat dhe praktikat e mira të NJQV-ve në aksesimin dhe menaxhimin e fondeve janë shpërndarë në nivel kombëtar dhe rajonal duke ndikuar edhe në përmriësimin e politikave respektive.
• Është rritur pjesëmarrja e grupeve të interesit dhe komunitetit në menaxhimin e fondeve.

METODOLOGJIA

Trajnim i vazhduardhe këshillim për të forcuar kapacitetet e stafeve vendore, jo vetëm për të aplikuar në kuadër të fondeve që adresojnë pushtetin vendor. Këshillimi do të fokusohet në hartimin e projekteve dhe zbatimin e tyre, si dhe në hartimin e projekt-propozimeve për donatorë të tjerë potencialë të para-ide. Si trajnimi ashtu dhe këshillimi janë të bazuara në mjete që janë testuar dhe vërtetuar nga dldp. Paketa e trajnimit do të përfshijë vizita në terren/vizita studimore, të mësuarit në internet dhe diskutim të politikave.

EKSPERIENCA TË SUKSESSHME

“Si rezultat i projektit ndër-kufitar, pëlhurat e punuara me dorë nga gratë e zonës së Zadrimës kanë tashmë një firmë me emër: ZAHOTEX. Në qendrën Kulturore të Gurit të Zi, kemi krijuar një hapësirë për të promovuar të gjitha llojet e pëlhurave të bëra me dorë në Zadrimë. Falë këmbënguljes tonë për të rritur kapacitet në ciklin e menaxhimit të projektit dhe këshillimit nga afër të ekspertëve të dldp, u bëmë komuna e parë përfituese e fondeve ndër-kufitare të BE ”.

Alfred Haxhari,
specialist i zyrës së zhvillimit
Komuna Guri Zi

AKTIVITETET KRYESORE

Stafi i NJQV-së do të ketë mundësi të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh, që do ofrohen nga një grup ekspertësh me përvojë në trajnime dhe konsulencë në ciklin e menaxhimit të projektit, projektet ndër-vendore, fondet strukturore të BE etj.
• Cikël trajnimesh mbi menaxhimin e projekteve sipas modeleve dhe praktikave të sukseshme (përfshi ato ndërvendore dhe të BE).
• Këshillim për shkrim të projekt propozimeve të destinuara për fonde konkrete dhe informim i vazhdueshëm mbi mundësitë për të aplikuar.
• Këshillim për zbatimin, montiorimin dhe përgatitjen e raporteve të projekteve të financuara nga dldp apo donatorë të tjerë.
• Trajnim e këshillim për prokurimin publik (përfshi rregullat e PRAG dhe prokurimin elektronik).
• Shpërndarja e praktikave më të mira dhe rekomandime mbi politikat për menaxhimin e fondeve strategjike bazuar në përvojën e NJQV-ve përfituese.
• Pjesëmarrja në vizita studimore për të mësuar në lidhje me praktikat e mira në zbatimin e projekteve (ndër) vendoredhe projekteve të financuara me fonde të asistencës së huaj (p.sh IPA-s / CBC). etj

ÇFARË PRITET NGA NJQV-TË PARTNERE?

• Kapitalizimi i eksperiencave dhe kontributi për shpërndarjen e tyre.
• Pjesëmarrje në e-diskutimet mbi çështjet e politikave nëpërmjet platformës së menaxhimit të njohurive.
• Mbulim i kostove që lidhen me pjesëmarrje në trajnime dhe seminare në Shqipëri.
• Marrja pjesë në mënyrë të rregullt në aktivitete të organizuara nga grupi i ekspertëve ndër-NJQV.
• Pilotim i metodave/teknikave të sugjeruara për mobilizimin dhe menaxhimin e fondeve.
• Mbështetje nga lidershipi politik (kryetari dhe këshilli).
• (Bashkë)financim dhe ngritje/mobilizim fondesh për hartim dhe zbatim projekti.

SHEMBUJ TË BURIMEVE TË MUNDSHME

Një gamë e gjerë manualesh, udhëzuesish, materialesh trajnimi, praktikash të mira, mostra dhe template mund të gjenden te faqja e internetit ëëë.dldp.al që përfshijnë:
• Menaxhimii Ciklit të Projektit Manual për Fondet Grant: udhëzime dhe
modele për të zhvilluar projekt-ide dhe projekte të plota (shq. dhe ang.)
• Manual për NJQV-të mbi Menaxhimin e Projekteve ndërNJQV (shqip)
• Manual praktik në zbatimin e projekteve IPA/CBC (shqip+ang.)
• Kurrikula trajnimi për MCP (shqip e ang)
• Model projekti/Menaxhim të Mbetjeve Lokale ndër-NJQV (shqip)
• Model projekti NJQV-je/… (shqip)
Monitorim dhe raportim mbi MCP
• Kurrikula trajnimi (shqip + ang.)
• Template për shkrim projekt propozimesh (shqip)
• Template për shkrim raporti të projektit (shqip)
Si të organizojmë një konkurs për projektin më të mirë?
• Manual i Fondeve Grant: udhëzues për përzgjedhjen e projekteve më të mira të financuara nga dldp-ja (ang. + shqip)
• Udhëzues dhe template për për zgjedhjen e praktikave të mira të financuara nga dldp-ja dhe programe të tjera (ang. + shqip)
• Prokurimi i projekteve
• Kurrikula trajnimi (shqip + ang.)
• Ligji Shqiptar për Prokurimet (shqip)

EKSPERIENCATË SUKSESSHME

“NJQV-të e Pukës, Rrapës dhe Qerretit kanë filluar bashkëpunimin ndër-NJQV në fushën e menaxhimit të mbetjeve, mbështetur nga dldp-ja. Rreth 12,000 banorë të këtyre NJQV-ve përfitojnë në këtë mënyrë nga ofrimi i përmirësuar i shërbimeve, si dhe përfitojnë një mjedis më të pastër. Në vitin 2013, edhe pse u rrit tarifa për shërbimin, shkalla e mbledhjes së tarifave është rritur nga 30% (2012) në 70%. Numri i familjeve që përfitojnë nga shërbimi është rritur nga 1000 në 1500 familje dhe zona e mbuluar nga shërbimi është rritur nga 49,041 m2 në 87,000 m2. Në përgjithësi, kostoja e ofrimit të shërbimit nëpërmjet bashkëpunimit ndër-NJQV është ulur me 10%. «

Endrit Kraja,
Sektori ligjor dhe i Prokurimeve Publike
Bashkia e Pukës

BËHUNI PJESË E KËTIJ PROJEKTI

Për më shumë informacion për këtë paketë njohurish, ose për të mësuar më shumë për mënyrën e pjesëmarrjes, ju lutemi kontaktoni:
Programi për Zhvillim Lokal dhe Decentralizim (dldp)
Adresa: Rr. Ibrahim Rugova, Godina e “PLUS”, Kati i 2-të, nr. 3, Tiranë, Shqipëri
Tel. (+355)42269225 / (+355)22250999
E-mail: dldp@helvetas.org
www.dldp.al