dldp – Shpërndarja e Njohurive dhe Përvojave në Fushën e Menaxhimit të Financave Publike

OBJEKTIVAT

Qëllimi është ngritja e kapaciteteve të NJQV-ve në fushën e Menaxhimit të Financave Publike në bazë të praktikave të mira lokale e kombëtare, si dhe standarteve ndërkombëtare. Kuadri i përgjithshëm i politikave bazohet në përqasjen PSZHePBA që konsiston në:
Planet e Zhvillimit Strategjik (PSZH), (e) Instrumenti i Planifikimit Financiar dhe Programi i Buxhetor Afatmesëm(PBA). Kjo përqasje është plotësisht në përputhje me kuadrin ligjor për buxhetin.

REZULTATE TË PRITSHME

Nëpërmjet forcimit të kapaciteteve teknike të ekspertëve të NJQV-ve, presim që NJQV-të partnere të arrijnë rezultatet e mëposhtme:
• Burime financiare të planifikuara, të shpenzuara dhe të kontrolluara për të mundësuar dhe ndikuar në ofrimin e shërbimeve publike efikase, efiçente, transparente dhe të ndjeshme nga ana sociale. Instrumentet dhe metodologjia e planifikimit strategjik të zhvillimit janë të lidhura me Programin e Buxhetor Afatmesëm.
• Ndërgjegjësim më i lartë dhe përdorim më i gjerë i teknikave të avancuara dhe metodologjive të aplikuara në Menaxhimin e Financave Publike nga ekspertët e e NJQV-ve.
• Transparencë e përmirësuar dhe pjesëmarrje e grupeve të interesit dhe komunitetit në planifikimin e politikave vendore dhe financimin e tyre(procesi i buxhetit).
• Rritje dhe optimizim i burimeve të financimit përmes hartimit të paketave fiskale realiste dhe transparente.
• Harmonizim si dhe shkëmbim ndërmjet nivelit lokal dhe kombëtar për përmirësimin e politikave dhe udhëzimeve të aplikueshme për pushtetin lokal.

METODOLOGJIA

Forcimi i kapaciteteve teknike të stafit të NJQV-ve do të mundësohet përmes një pakete trajnimesh të vazhdueshme bazuar përmbajtësisht në përqasje të testuara dhe të vërtetuaranga dldp-ja dhe partnerët e saj. Këto trajnime do të përfshijnë gjithashtu vizita në formën e udhëtimeve studimore, të mësuarit online dhe diskutime mbi politikat kombëtare e më gjerë.

EKSPERIENCA TË SUKSESSHME

“Njësitë e Qeverisjes Vendore të asistuara nga dldp po shkojnë drejt proçeseve të standardizuara në menaxhimin e financave publike, vendimarrja mbi politkat dhe programet e financimit të tyre është përmirësuar

Stefan Pfaeffli
Konsulent i dldp-së

AKTIVITETET KRYESORE

Aktivitetet kryesore të planifikuara për tu organizuar me anë të grupit të ekspertëve ndërvendor janë:
Paketë gjithëpërfshirëse trajnimesh në fushën e Menaxhimit të Financave Publike (MFP):hartimii planeve strategjike, paketave fiskale, buxheteve vjetore dhe afat-mesme (sipas modele të asistuara nga dldp).
Raste studimore dhe rekomandime me objektiv reflektimin e tyre në në politikat dhe udhëzimet kombëtare , në bashkëpunim të ngushtë me ekspertë dhe agjencitë kryesore kombëtare.
• Përfshirja në dialogun e përmirësimit të decentralizimit fiskal, në bashkëpunim të ngushtë me aktorë dhe programe të tjera.
• Pjesëmarrje në vizita studimore dhe seminare mbi zhvillimin dhe shkëmbimin e praktikave të mira në Menaxhimin e Financave Publike dhe decentralizimit fiskal.
• Grante konkurruese mbi bazën e performancës së NJQV-ve në menaxhimin e financave vendore.

ÇFARË PRITET NGA NJQV-TË PARTNERE?

• Përvetësimi i modelve të sukseshme dhe kontributi në zbatimin dhe shpërndarjen e tyre.
• Marrja pjesë në diskutimet për çështje të politikave nëpërmjet platformës së menaxhimit të njohurive.
• Mbulimi i kostove që lidhen me pjesëmarrjen në trajnime dhe seminare në Shqipëri.
• Pjesëmarrja rregullisht në aktivitete të organizuara nga grupi i ekspertëve ndërvendor në fushën e Menaxhimit të Financave Publike.
• Pilotimi i metodave të zhvilluara për arritjen e objektivave të performancës së NJQV në menaxhimin e financave publike dhe përmirësimi i mëtejshëm i tyre.
• Mbështetje e drejtëpërdrejtë nga lideshipi politik (kryetari dhe këshilli).

DOKUMENTE TË HARTUARA NGA dldp

Një gamë e gjerë e manualesh, udhëzuesish, materialesh trajnimi, praktikash të mira, modelesh dhe formatesh mund të gjenden në faqen e internetit www.dldp.al

• Planifikimi afatgjatë dhe afatmesëm strategjik dhe financiar. Një manual për njësitë e qeverisjes vendore në Shqipëri (shqip dhe anglisht)
• Plani strategjik i zhvillimit dhe Buxhetimi Afatmesëm me bazë performancën. Një kurs trajnimi 5 ditor. (shqip and anglisht)

• Planifikimi Financiar Afatmesëm për qeveritë vendore në kontekstin e Shqipërisë. Manual për Instrumentin e Planifikimit Financiar në Excel PFF (shqip dhe anglisht)

• Plane Strategjike të Zhvillimit të lidhura me Programe Buxhetimi Afatmesëm, Programe të Planifikimit Financiar, paketa fiskale të disa NJQV-ve (shqip dhe anglisht)

• Praktika të mira, modele dhe formate në Menaxhimin e Financave Publike nga Qarqet e Shkodrës dhe Lezhës, Niveli Kombëtar dhe Nivel Ndërkombëtar (shqip dhe anglisht)

EKSPERIENCA TË SUKSSESSHME

… ka raste të suksesshme në menaxhimin e financave publike në Njësive të Qeverisjes Vendore. Një kontribut të konsiderueshëm në këtë drejtim kanë dhënë programet e huaja të asistencës, që ndihmojnë njësitë e qeverisjes vendore në hartimin e projekt-buxheteve dhe politikat kombëtare me rekomandime konkrete nga praktikat vendore: një ndër me të suksesshimit është Programi për Zhvillim Lokal dhe Decentralizim (dldp).

Fran Brahimi
Drejtoria e Monitorimit dhe Zbatimit te Buxhetit
Ministria e Financave

BËHUNI PJESË E KËTIJ PROJEKTI

Për më shumë informacion për këtë paketë njohurish, ose për të mësuar më shumë për mënyrën e pjesëmarrjes, ju lutemi kontaktoni:
Programi për Zhvillim Lokal dhe Decentralizim (dldp)
Adresa: Rr. Ibrahim Rugova, Godina e “PLUS”, Kati i 2-të, nr. 3, Tiranë, Shqipëri
Tel. (+355)42269225 / (+355)22250999
E-mail: dldp@helvetas.org
www.dldp.al