Kontributi i dldp në hartimin e një reforme politikash për menaxhimin e financave publike në nivel vendor si pjesë e një ligji të ri për financat vendore

Hyrje

Qeveria shqiptare e filloi reformën e decentralizimit në vitin 2014 dhe tani po zbaton Reformën Administrative dhe Territoriale duke organizuar qeverisjen vendore në 61 bashki. Organizimi i ri territorial synon të fuqizojë bashkitë e reja duke rritur aftësinë e tyre për të ofruar shërbime për qytetarët me cilësi të lartë dhe në kohë, dhe duke rritur efikasitetin e menaxhimit të burimeve të qeverisjes vendore. Reforma Administrative dhe Territoriale do të sjellë qeverisje më profesionale në nivel vendor dhe rajonal, ofrim më efikas të shërbimeve, dhe mbledhje më efektive të taksave dhe tarifave nga njësitë e qeverisje vendore, dhe aftësi më të madhe për të promovuar dhe për të inkurajuar zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik vendor.

Strategjia Ndër-sektoriale e Decentralizimit dhe Qeverisjes së Mirë i cila u rishikua vitin e kaluar, duke shprehur gatishmërinë për të rritur rolin dhe përgjegjësitë e qeverive vendore, së bashku me një ligj të ri mbi vetëqeverisjen vendore dhe një formulë të rishkuar të shpërndarjes së granteve të qeverisë, janë ndër instrumentet e tjera më të rëndësishme të politikës dedikuar përmirësimit të funksionimit të nivelit vendor në Shqipëri, përfshirë menaxhimin e financave vendore. Përveç kësaj, funksione të reja i janë ngarkuar qeverisjes vendore që nga fillimi i këtij viti.
Aktualisht, një listë e gjatë aktesh ligjore rregullon financat vendore; megjithatë, korniza ligjore nuk është praktike për përdoruesin. Qeveria e Shqipërisë parashikon masa të reja ligjore për të forcuar financat vendore. Ministria e Financave dhe PLGP/USAID janë aktorët udhëheqës në zbatimin e kësaj iniciative, ndërsa është përgatitur edhe një Plan Veprimi për ta çuar përpara këtë proces, ku dldp është caktuar të mbulojë pjesën e MFP së ligjit. Është parashikuar që një grup ekspertësh do të përgatisë propozimin e reformës, e cila pritet të finalizohet dhe të miratohet nga Parlamenti në vitin 2016.

Decentralizimi dhe Zhvillimi Vendor (www.dldp.al), një program i zbatuar nga Helvetas Swiss Intercooperation (www.hsi.org) dhe financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, i janë përgjigjur pozitivisht një detyre të tillë. MFP është një nga fushat thelbësore të punës së dldp që prej vitit 2007. Ka një logjikë që forcimi i financave vendore duhet të jetë hapi i rrudhës i reformës së decentralizimit.

Arsyetimi

Çështjet financiare të qeverisjes vendore nuk janë trajtuar si duhet nga legjislacioni ekzistues shqiptar. Në fakt më shumë se 17 ligje (dhe shumë akte nën-ligjore dhe akte të tjera) përmbajnë dispozita të cilat janë të zbatueshme për financat e nivelit vendor, të tilla si Ligji Organik i Buxhetit (LOB), Ligji për Huamarrjen e Qeverisjes Vendore (LHQV), etj. Është fakt që MFP në nivelin vendor nuk është vlerësuar në mënyrë të përshtatshme në kornizën ligjore dhe strategjike të vendit.

Problemet MFP në nivel vendor nuk janë një fenomen i ri. Ato ekzistojnë që prej shumë vitesh tashmë, pa marrjen e masave të duhura. Menaxhimi i dobët i financave vendore rezulton në pamjaftueshmëri të shërbimeve për popullsinë vendore. Reforma Administrative dhe Territoriale, e cila reduktoi numrin e njësive të qeverisjes vendore në 61 bashki, ofron mundësi të mira për një menaxhim më profesional të financave vendore.

Siç u konfirmua nga aktorë të ndryshëm të interesit, reforma e politikave në nivel vendor duhet të pasohet nga ndryshime strategjike të cilat përfshijnë si anën e të ardhurave (decentralizimi fiskal) ashtu edhe anën e shpenzimeve (të menaxhimit të financave publike).
Rezultatet nga Vlerësimi i Shpejtë i MFP, të kryer kohët e fundit nga dldp në tri bashki partnere të dldp, është i bazuar në një numër të indikatorëve PEFA; analiza nxori në pah mangësi të konsiderueshme në menaxhimin e financave vendore. Të paktën pjesërisht, këto mangësi mund të shpjegohet nga mungesa e qartësisë dhe plotësisë së kuadrit ligjor aktual për MFP për të adresuar sic duhet nivelin vendor. Këto gjetje janë konfirmuar edhe nga një sondazh plotësues i kryer në 53 nga 61 bashki në total.

Procesi

Mbështetja e dldp në forcimin e kornizës ligjore dhe strategjike për financat vendore fokusohet në elementet e mëposhtme:
• Vlerësimi i standardeve dhe praktikave të mira ndërkombëtare për kontekstin shqiptar;
• Analizë e kuadrit ligjor aktual për MFP-së për nivelin vendor;
• Vlerësimi i MFP-së në nivel vendor në Shqipëri, bazuar në një grup të indikatorëve PEFA dhe një sondazhi plotësues;
• Përfshirja e ekspertëve nga bashkitë partnere të dldp për të diskutuar gjetjet nga terreni;
• Vleftësimi i imputit për modelin vendor të MFP nga ekspertë nga MF dhe nga bashkitë, si dhe nga ekspertë nga komuniteti i donatorëve me një fokus tek qeverisja;
• Ekspozimi ndaj praktikave të mira rajonale;
• Procesi i konsultimit.

Nga një model teorik tek një strukturë e Ligjit për Financat Vendore

Si pikënisje, dldp ka ofruar një model gjithëpërfshirës teorik për një Reformë në Financat Vendore në Shqipëri. Ky model është bazuar në standardet dhe praktikat dhe të qëndrueshme ndërkombëtare. Një përmbledhje e kuadrit rregullator aktual që i referohet aspekteve të MFP-së ka shërbyer për të përpunuar më tej modelin. Për më tepër, ky rishikim ligjor shërbeu për t’iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme:
• Në çfarë mase legjislacioni vendor ekzistues për MFP përputhet me modelin?
• Cilat janë elementet e legjislacionit aktual të cilat mund të pasurojnë modelin?
• Ku janë rastet ku mungon qartësia apo ka kundërthënie në ligjet e lidhura me MFP-në të cilat ndikojnë në nivelin vendor?
• A ka kundërthënie ndërmjet legjislacionit aktual dhe modelit?
• A ka mangësi në ligjet, në kuptimin të mungesës së dispozitave për çështje të cilat konsiderohen si të rëndësishme nga modeli.

Bazuar në sa më sipër, një input i parë u ofrua për palët e interesuara. Në radhë të parë, ky input u prezantua tek Ministria e Financave dhe grupi i ekspertëve lokalë dhe kombëtarë; u mblodhën opinione nga këta ekspertë dhe modeli u përmirësua më tej.

Tiparet e modelit të MFP të zhvilluar për Shqipërinë

Modeli i MFP favorizon një legjislacion të plotë dedikuar menaxhimit të financave vendore, nëse është e mundur të shkëputur nga niveli kombëtar. Pasja e një ligji të veçantë për nivelin vendor do të mundësonte më shumë qartësi dhe të siguronte më prakticizëm për përdorim. Paqartësitë aktuale në lidhje me zbatueshmërinë e dispozitave për nivelin vendor nuk do të ekzistonin më. Dispozitat për nivelin vendor, siç sugjerohet nga modeli, janë në përputhje me atë që konsiderohet si praktikë e mirë dhe e qëndrueshme ndërkombëtare.
Ndoshta, niveli kombëtar mund të miratojë procedura më të avancuara për menaxhimin e financave publike sesa ajo që është e përshtatshme për bashkitë e sotme në Shqipëri. Për më tepër, ajo gjithashtu mund të marrë në konsideratë përmirësimin e legjislacionit kombëtar duke reflektuar modelin.

Modeli MFP deklaron objektiva të qarta dhe përgjithësisht të pranuara për menaxhimin e financave vendore; në mënyrë të veçantë, këto janë shpërndarje (alokim) strategjike e burimeve, efikasitet, transparencë, llogaridhënie dhe disiplinë fiskale. Përveç kësaj, modeli përcakton qartë nivelin lokal për të cilën ky model është projektuar; ai i drejtohet bashkive, shërbimeve publike, njësive të pavarura, dhe qarqeve.

Sipas modelit të MFP-së, dy instrumente të reja të planifikimit duhet të përdoret për menaxhimin e financave publike. Këto janë plani strategjik i zhvillimit, siç kërkohet nga ligji mbi vetëqeverisjen vendore dhe ligji për planifikimin e territorit, si dhe një strategji fiskale. Për të gjitha instrumentet e planifikimit dhe raportimit, informacionet të cilat janë të nevojshme janë të përcaktuara qartë.

Modeli i MFP përcakton afate të rëndësishme për procese specifike të buxhetimit, të raportimit dhe të mbikëqyrjes; për më tepër, ai tregon se si të integrohet partneriteti publik-privat në proceset e planifikimit dhe raportimit të MFP-së. Përveç kësaj, modeli sugjeron kufij të qartë të borxhit dhe një seri të indikatorëve kyç financiare për mbikëqyrje më të mirë; ai gjithashtu tregon, se si të rregullojmë më mirë procese kritike të MFP-së, të tilla si rishpërndarjet e (rialokimet) e buxhetit (transfertat), mbartjet, kontrollin e angazhimeve, monitorimin e prapambetjeve, përditësimin e bazës së të dhënave të Burimeve Njerëzore, auditin e jashtëm, përcaktimin e vlerës së aseteve, konsolidimin dhe rimëkëmbjen e bashkive pothuajse të falimentuara.

Përfitimet e modelit të MFP

Modeli MFP mundëson më shumë transparencë dhe krahasueshmëri të të ardhurave dhe shpenzimeve vendore në fazën e planifikimit dhe të shpenzimeve, përveç kësaj, ai tregon se si të japim informacion mbi ecurinë e politikës, si dhe për ekspozimin ndaj riskut fiskal, si të sigurojmë buxhetimin strategjik dhe vlerën për para, në veçanti edhe për grupet e pa favorizuara dhe vulnerabil të shoqërisë, si të forcojmë besueshmërinë e buxhetit dhe të garantojmë integritetin e të dhënave në raportin vjetor. Ai kontribuon në ruajtjen e disiplinës fiskale dhe qëndrueshmërinë financiare afatgjatë. Duke forcuar një menaxhim financiar më të kujdesshëm, efektiv dhe të përgjegjshëm të njësive të qeverisjes vendore, modeli i MFP ofron garanci për reformën e decentralizimit dhe mundëson një zhvillim më të mirë të shoqërisë dhe ekonomisë në nivel vendor. Së fundi, ai krijon parakushtet për ta bërë pjesëmarrjen dhe kontrollin demokratik më substancial.

Falënderime dhe hapat e tjerë

DLDP dëshiron të falënderojë Ministrinë e Financave (MF) për kontributin me ide të ndryshme në konfirmimin e nevojës për përmirësime të MFP-së, përkatësisht Znj. Mimoza Dhëmbi, Znj. Mimoza Peço, Z. Fran Brahimi, Znj. Elida Fara, programe të ngjashme dhe donatorët të cilët kanë qenë të përfshirë në këtë proces duke vleftësuar produktin e propozuar përkatësisht FMN, STAR/UNDP, PLGP/USAID, ekspertë të pavarur të cilët kanë ndërmarrë diagnozën financiar në nivel vendor, Vasilika Vjero, Lindita Oshafi, Shoqata e Komunave dhe përfaqësuesit e NJQV-ve të Durrësit, Shkodrës dhe Lezhës, si dhe ekspertë nga 53 NJQV-ve që kanë kontribuar me idetë e tyre cilësore përmes studimit të facilituar nga MF falë mbështetjes së Sekretarit të Përgjithshëm, Znj. Gelardina Prodani.

Modeli i zhvilluar i MFP do të konsolidohen si pjesë e Dokumentit të Politikave për një ligj të ri për financat vendore, e cili do të përgatitet nga PLGP/USAID. Ndërkohë, dldp do të angazhohet gjatë muajit Maj 2016 në një proces të gjerë konsultimi me njësitë e qeverisjes vendore, aktorët e zhvillimit dhe Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore në koordinim të ngushtë me Ministrinë e Financave, për ta përmirësuar atë më tej, duke reflektuar komentet dhe opinionet e të gjithë aktorëve të përfshirë dhe grupeve të interesit.

Draft ligji për financat vendore: Pjesa e menaxhimit të financave publike

  • Erton Kashta

    Pershendetje

    Programi per decentralizim dhe zhvillim vendor (dldp) eshte angazhuar ne procesin e hartimit te draft-ligjit te ri per financat vendore, ne mbeshtetje te Ministrise se Financave, sebashku me programin PLGP te USAID. Ne kete kuader DLDP ka pergatitur pjesen e draft-ligjit qe lidhet me menaxhimin e financave publike, nderkohe qe pjesa tjeter e draftligjit eshte pergatitur nga PLGP. Draftligji do te finalizohet nga nje grup pune dhe do ti paraqitet qeverise shqiptare per miratim brenda muajit qershor.

    DLDP eshte e interesuar ta konsultoje dokumentin qe ka pergatitur, me stafet qe jane pergjegjes per menaxhimin e financave te Bashkive. Synimi eshte mbledhja e mendimeve nga ekspertet vendore, qe kane nje pervoje shume te mire ne praktiken e perditshme. Per kete dldp organizon këtë diskutim permes blogut, ku te gjithe pjesemarresit do te mund te japin mendimin e tyre lidhur me trajtimin qe i eshte bere nje ceshtjeje ne draftligjin e financave vendore.

    Pasi të jeni njohur me dokumentacionin referues (shiko linkun më lartë) mund te jepni komentet tuaja. Diskutimi përmes email me punonjësit e financave të bashkive të vendit, do të publikohet ne këtë faqe blogu te dldp.

    Per tu njohur me burimet ku eshte mbeshtetur drafti i pergatitur vizitoni http://www.km.dldp.al/category/financa-vendore/

    Duke ju falenderuar paraprakisht per angazhimin tuaj, urojme qe ky diskutim te marre vemendjen tuaj dhe ju te jeni pjese aktive ne diskutim. Nese mendoni se kolege te tjere ne Bashkine tuaj, do te kishin interes per t’u bere pjese e diskutimit, jeni te lutur ti nxisni ata të marrin pjesë.

    Skuadra e dldp.

  • Erton Kashta

    Ligji për financat vendore, mendohet të miratohet brenda këtij viti nga Parlamenti Shqiptar. DLDP ka përgatitur pjesën e ligjit që lidhet me menaxhimin e financave publike në nivel vendor, ose siç quhet më së shpeshti, pjesën e Shpenzimeve.

    Struktura e pjesës së Shpenzimeve është propozuar si vijon:
    1. Dispozita të përgjithshme
    2. Parimet e menaxhimit të përgjithshëm të financave vendore
    3. Instrumentet e planifikimit dhe të raportimit
    4. Përgatitja, miratimi i buxhetit dhe amendimet e tij
    5. Zbatimi i buxhetit
    6. Monitorimi strategjik, mbikëqyrja, kontrolli i jashtëm dhe kontrolli publik
    7. Kërkesat e buxhetimit, kontabilitetit dhe raportimit
    8. Sanksione në rast papajtueshmërie dhe zgjidhja e problemeve financiare

    Në tre ditët në vijim (datat 7, 8, 9), diskutimi do të përqendrohet në 4 pikat e para (shiko dokumentin në tekst lart). Dokumenti është përgatitur nga dldp, me mbështetjen e ekspertëve të financave shqiptarë dhe zviceranë. Gjithashtu dokumentacionin e shfrytëzuar për përgatitjen e këtyre pikave e gjeni në http://www.km.dldp.al/category/financa-vendore/ .

    Pyetjet bazë të cilave do të duhet ti përgjigjemi dhe mbi të cilat komentojmë janë:

    – A jeni dakort me çfarë është parashikuar në dokument për tu përfshirë në draftligjin për financat vendore?

    – A mendoni se është e mjaftueshme ajo çfarë është parashikuar në dokument?

    – Çfarë do të ndryshonit, hiqnit apo shtonit ju, në dokument?

    Mirëpresim, komentet dhe mendimet tuaja, për ta bërë dokumentin më të plotë dhe për të sjellë zërin dhe eksperiencën tuaj në veshin e politikëbërësve, si një bazë e fortë për të hartuar një kuadër ligjor sa më të përshtatshëm.

  • Erton Kashta

    Nisma e dldp për të mbështetur draftimin e ligjit të ri për financat vendore vjen si rezultat i punës shumëvjeçare të DLDP në terren me Bashkitë partnere dhe njohjes me problematikat e ndeshura në menaxhimin e financave publike në nivel vendor. DLDP ka si parim pune mbështetjen e fortë në faktet dhe argumentat që vijnë nga ekspertët e Bashkive.

    Nga ana tjetër nevoja për hartimin e një ligji për financat vendore ka lindur për shkak të ekzistencës së një numri aktesh ligjore që parashikojnë dispozita për financat vendore. Këto dispozita të shpërndara krijojnë shpesh herë konfuzion tek Bashkitë dhe mbeten sërish një numër boshllëqesh, gjë që dikton nevojën për ndërhyrje. Qasja e dldp ka qenë që rregullimi ligjor të jetë sa më shumë i përqendruar në një ligj të vetëm. Mendimi i Bashkive në këtë pikë do të ishte me mjaft vlerë.

    Konsultoni një përmbledhje të ligjeve që parashikojnë dispozita për menaxhimin e financave në qeverisjen vendore. http://www.km.dldp.al/wp-multimedia/ligje/local_finances/alb/-Liste%20e%20akteve%20ligjore%20p%C3%ABr%20ceshtjet%20e%20MFP.doc

  • Erton Kashta

    Koment nga Bashkia Mat

    Ne sapo mbyllem fazen e PBA 2017-2019 dhe gjate diskutimit me Komisionin e Ekonomise te Keshillit Bashkiak na del problem Formati nr 2 i parashikimit te shpenzimeve.

    Ato mendojne qe kjo tabele nuk eshte e lexueshme per komunitetin dhe persona te tjere jo profesioniste pasi eshte shume e permbledhur, na kerkuan neve si Komisioin i hartimit te PBA nje detajim analitik te parashikimit te shpenzimeve dhe perfshirja e sa me shume programeve ne PBA.

  • Erton Kashta

    Komente te ardhura nga pjesemarresit:

    Pershendetje!

    Se pari me lejoni tu falenderoj per nismen tuaj, qe te na beni pjese te diskutimeve per draftligjin e menaxhimit te financave vendore.

    Pasi u njohem me materialin e derguar nga ana Juaj, duam te shprehim rezerva per ceshtjen 4.4, pikat a,b dhe c.

    Eshte e pa pranueshme qe nje njesi vendore qe performon mire dhe ka teprice ne fund te vitit ushtrimore te mos e trashigoje kete teprice per vitin pasardhes apo ta perdore ne menyre te diktuar ate.

    Se pari cenon autonomine vendore dhe se dyti nuk adreson problemet e komunitetit.

    Faleminderit!

    Bashkia Fushe-Arrez

  • Erton Kashta

    Komente te ardhura nga pjesemarresit:

    Pershendetje.

    Sa per lexushmerine e Formularit 2 sipas Bashkise Mat komisioni ekonomik qartesohet nqs se materiali i PBA ESHTE paraqitur sipas gjithe etapave te percaktuar ne ligj dhe ne udhezime te cilat per kete qellim jane te qarte sepse kostot per cdo funksion te Form.2 jane te trajtura ne detaj ne planin AFM te cdo programi ku secili program ka disa funksione te ngjashme nga lloji i sherbimit te ofruar,tavanet e te cileve vete keshilli i miraton.

    Problem qe duhet te trajtohet ne financat vendore eshte qendrueshmeria e burimeve financiare te njesive vendore si ne formulen e llogaritjes se transf se pakushtezuar per te cilen duhet te hiqen kushtet per perdorim sepse prek ligjin e veteqeverisjes vendore,si dhe % e te ardhurave tatimore dhe doganore per kete transferte eshte shume e ulet.Duhet nje stabilitet ne paketat fiskale qendrore qe dhe PBA te jete i zbatueshem sepse deri tani eshte rrezuar pothuajse i gjithi .

    Ka paqartesi ne materialin e derguar te cilat do ti shikojme me vemendje dhe do ju nisim sygjerimet tona.

    Faleminderit,pune te mbare.

  • Erton Kashta

    Komente te ardhura nga pjesemarresit:

    Pershendetje kolege!

    Ne vijim te diskutimit te hapur jam dakord me … , dhe jo me Bashkine Mat. Qe te paraqesesh ne keshillin bashkiak dhe ne Komisionin e ekonomise Materialin per PBA duhet te nje pune gjithperfshirese me gjithe Njesite shpenzuese ( Ekipet e Menaxhimit te programeve). programet duhen plotesuar me politike, pershkrim programi, objektiva , produkte dhe kosto produkti.

    Problem qendron ne konsolidimin e ligjeve dhe udhezimeve fiskale ne menyre qe dhe burimet financiare te njesive vendore te mund te kene qendrueshmeri , formula e llogaritjes se transf se pakushtezuar duhet te jete ne perputhje me ligjin e qeverisje vendore.

    draftin e PBA jam duke e perfunduar per ta miratuar ne KB brenda qershorit. Kur ta kem gati do ta dergoi per te ndare me ju pervojen tone te Bashkise Berat.

    Flm.

  • Erton Kashta

    Komente te ardhura nga pjesemarresit:

    Pershendetje!

    Dakort me … se po te ndjekesh te gjitha hapat dhe po te planifikohet me projekte dhe produkte eshte i lexueshem formulari 2.

    Theksin do e vija tek kushti 40% e grantit te pakushtezuar per investime gje qe eshte e pakuptimte dhe ndarja me periudha 3-mujore pasi ka veshtiresi ne planifikimin e shpenzimeve per periudhat mujore.Po ashtu ka dhe mangesi ne klasifikimet buxhetore te zerave te shpenzimeve.

  • Erton Kashta

    Komente te ardhura nga pjesemarresit:

    Pershendetje

    Ne lidhje me fondet e trashegueshme mendojme nuk duhet te kete limit (te trashegohen 100% dhe perdorimi me VKB)

    Sa per afatet e miratimit nje muaj pasi te na vihet ne dispozicion shifra e transfertes.

    Perdorimi i transfertes pa kushte ne %.

    Faleminderit

  • Erton Kashta

    Komente te ardhura nga pjesemarresit:

    Pershendetje te gjitheve!

    Persa i takon mendime dhe sugjerimeve per ligjin per financat vendore konkludojme:

    Po studiojme me pergjegjesi materjalin e derguar megjithese ka dhe disa paqartesi per te kuptuar se cfare kerkohej konkretisht ne disa raste te aspektit te ligjit.Te pakten deri me tash kemi keto sygjerime:

    1.Afati deri me 1 nentor per dorezimin ne keshillin bashkiak te projekt-buxhetit vjetor eshte i parealizueshem pasi kjo do varej nga akordimi para kesaj date (te pakten 1 muaj para) i grantit te pakushtezuar ,specifik dhe fondeve nga FZHR per investime.Mendoj qe data 1-10 dhjetor do te ishte e justifikueshme per aprovimin e buxhetit nga KB brenda dates 31 dhjetor .

    2.Gjithashtu per fondet e paperdorura qe trashegohen vitin e ardhshem buxhetor ngelen qe te aprovohen shpenzime nga keto fonde nga KB pas dates 1 janar.

    3.Fondet e trasheguara te perdoren bazuar ne VKB pa kufizime.

    4.Te mos kete kufizime ne perdorimin e grantit te pakushtezuar sic mund te jete ai qe ekziston sot qe 40% e tij te perdoret per investime se nuk do kishte kuptim.

    5.Te behet nje klasifikim me i qarte i zerave te shpenzime, si ai buxhetor dhe ai ekonomik.

    Mund te kemi dhe mendime dhe sugjerime te tjera te cilat do i dergojme ne ditet ne vazhdim.

    Pune te mbare!

  • Erton Kashta

    Komente te ardhura nga pjesemarresit:

    Perkufizimi Stokut te borxhit nuk munde te ngaterrohet me kontratat e palikujduara per pune mallra apo sherbime me te tretet.

    Detyrimet e prapambetura i kemi sote nga ish Nj.Q.Vendore ose dhe Nj.Q.Vendore qe ngelen pas reformes per arsye te boshllekut ne kuadrin ligjir per financat e Pushtetit Vendor.

    Ligji i ri i financave vendore duhe te percaktoj qarte se ne funde te çdo viti buxhetor detyrimet ndaj te treteve duhe te jete 0 perveç faturave te dhjetorit te cilat paguhen ne janar.

    Meqe eshte e pamundur qe brenda nje viti buxhetor te shlyehen te gjitha detyrimet e prapambetura duhet te parashikohet nje periudhe e caktuar per shlyerjen pjesore te detyrimeve dhe Ministria e Financave nga transferta e pakushtezuar te kushtezoj pjesen per detyrimet e prapambetura qe te mos perdoren per qellime te tjera.Transferta e pakushtezuar nga 40% qe eshte parashikuar me ligjin e buxhetit 2016 te parcaktohet ne Ligjin e Finasncave vendore

    20% dhe 10% te te parashikohet per shlyerjen e detyrimeve te prapambetura deri ne likujdimin e plot te tyre pastaj transferta e pakushtezuar per investime te percaktohet 30% e transfertes Investimet duhe te shihen si prioritet..Ligji te percaktoj sakte se per vitin buxhetor ne vazhdim dhe ne vitet e tjera te mos krijohen detyrime te reja dhe te vendosen masa ndeshkimore per personat pergjegjes. Nuk munde te vazhdohet me keshtu.Ligji duhe te percaktoj qarte dhe shpeshtesin e ndryshimeve ne buxhet.Te jene sa me te rralla dhe per nevoja emergjente te paparashikuara.Ndryshimet e shpeshta ne buxhet tregojne performance te dobet te grupit te hartimit te buxhetit ose devijime per interesa klienteliste.Qe te behet nje buxhet i sakte duhet te planifikohen sakt burimet e te ardhurave mendoj se buxheti duhe te miratohet jo me pare se data 20 dhjetor te vitit paraardhes.Ka diçka ne lidhje me te ardhurat e trasheguara nga viti meparshem te cilat me akrakordim dalin te pakten jo me pare se data 05 janar e vitit buxhetor.Keto munde te miratohen ne nje moment te dyte .Formula e ndarjes se grantit te mare ne konsiderat Siperfaqen e teritorit ku shtihet bashkia,Numrin e Popullsise Numrin e njesive administrative, te fshatrave te km/rruge km/rrjet ujsjellesish keto jane kritere themelore kuptohet perse.Ligji duhe te jape nje fare orjentimi per Numrin e punonjesve ne Administrate dhe te punonjesve te mirmbajtjes sherbimeve (nuk munde te kete nevoje per te njetin numer punonjesish ne administrat Nje bashki e vogel me nje te madhe,por nje bashki me teritor me te madh mund ete kete nevoje me shum per punetor mirmbajtje,sherbimesh se nje bashki me teritor te vogel por me numer me te madh banoresh).Zakonishte financa eshte ne “oponence” me sektoret e tjere prandaj duhe qe ligji ti jape kopetenca me shum finances dhe njefar pavarsie(ta mbroj sidomos ne raste mosvepromi apo moszbatimi te nje uerdheri qe bie ne kundershtim me dispozitat ligjore).Kjo ne funsion te nje menaxhimi me te mire dhe racional te fondeve.Persa i perket projektbuxhetit duhe te qartesohet qe fondet per te hartuar projektbuxhetin jane Transferta e pakushtezuar dhe te ardhurat e parashikuara ne Nj.Vendore.Nje plan buxhetor afatmesem eshte afer reales kur ka gjithperfshirje ne hartimin e tij.Çdo njesi shpenzuese duhe te parashikoj ne menyre te detajuar shpenzimet per çdo ze buxhetor .Deri tani praktika e hartimit te projekt buxhetit ka qene formale.Buxhet progarmi konsiston qe per cdo program buxhetor te behet buxhet me vete jo sintetike por analitike per çdo shpenzim sipas klasifikimit te planit kontabel.Duhe te formatohet nje model per ta bere me te lehte hartimin e tij nga Nj.Q.Vendore.Kontabiliteti i rendesishem pasi per NJ.V ka specifikat e veta te percaktohet nje program kontabiliteti unik per Nj.Q.V kjo do zgjithte dhe problemet qe kane dale nga auditues te cilet kane qendrime te ndryshme ne lidhej me mbajtjen e kontabilitetit.Bashkite mbartin nga Ish njesit Vendore perveç detyrimevedhe asete tejet te amortizuara te pa nxjerra jashte perdorimit qe ngarkojne me kosto bashkite (mjete transporti te cilave nuk u jane paguar taksat dhe tarifat vjetore per disa vite dhe qe te behet nxjerrja jashte perdorimit kerkohen fonde Ligji te percaktonte per keto kategori mjetesh te nxireshin jashte perdorimit duke i perjashtuar nga pagesa e ketyre detyrimeve.

    faleminderit.

  • Erton Kashta

    Komente te ardhura nga pjesemarresit:

    Pershendetje!

    Duke marre shkas dhe nga email te kolegeve deshiroj te ndaj me ju disa mendime dhe ide te ndryshme nga ato qe jane parashtruar mesiper, konkretisht:

    -Transferta e pakushtezuar (ashtu siq ka dhe emertesen) te jete e pakushtezur per menyren e perdorimit dhe jo e limituar ne muaj.

    -Sa u perket detyrimeve te prapambetura qe jane mbartur nga ishnjesite vendore, te nxirren persont pergjegjes dhe te gjendet mundesi nepermjet shtesave te grantit per shlyerjen e tyre,pasi dihet qe transfertat jane te pamjaftueshme per shlyerjen e tyre.

    -Eshte e pamundur praktikisht qe te gjitha faturat e nje viti te arrin te shlyhen brenda tij, kjo sidomos per bashkite e vogla, pasi realizimi i te ardhurave 100% eshe pothuaj i pamundur.(ndonese shpenzimet dhe sherbimet rriten cdo vit, biznesi ka renie dhe madje ka dhe politika te qeverisjes qendrore qe ndikojne ne te ardhurat tona dhe nuk na kompensohen ne transferta)

    -Ne te gjithe materialin e draft buxhetit kur flitet per pergjegjesit e procesit te buxhetit permendet vetem zyrat e finance buxhetit.Ne fakt do ishte mire qe ligji te permende gjitha zyrat apo departamentet e tjera, pasi ne te kundert do legjiitimonim ate qe realisht zyrat e finances bejne sot gjithe punen e pregatitjes se buxhetit.

    -Se fundi dua te perseris me force qe transferta e pakshtezuar e trasheguar per vitin pasardhes te perfitohet ne masen 100% nga vete njesia vendore e te perdoret me VKB dhe madje nese ka raste te kesaj natyre te merren si shembull i mire qeverisje dhe jo te ndeshkohen duke ua marre 97% te saj.

    Falemiderit!

  • Erton Kashta

    Komente te ardhura nga pjesemarresit:

    Jam dakort me ….. por persa i perket detyrimeve te prapambetura duhe te jemi me kembe ne toke.Ligji prokurimeve te detyron qe te prokurosh mallra pune apo sherbime kur ti ke garantuar fondet ne CASH(plan thesari) dhe kjo svaret nga % e realizimit te te ardhurave.Per detyrimet e mbartura nga ish njesit e shkrira vertet te nxiret pergjegjesia per moslikujdimin e tyre por ne takimin qe patem me Sekretaren e Pergjithme te Ministrise Financave u tha se Qeveria Qendrore nuk munde te mare persiper te japin fonde per detyrimet e prapambetura te qeverisjes vendore.Megjithate mendoj se doishte mire qe trasferta te kishte shtese dhe kjo shtese te çelej me destinacion vetem per likujdimin e detyrimeve te prapambetura.Me pak fjale ne ligjin e ri per financat vendore te percaktohet qarte qe te mos lejohet te lindin me detyrime te reja,kjo ka shume rendesi.Ndersa per transferten e pakushtezuar qe mbetet e paperdorur ne fund te vitit duhe te ngelet 100% per Qeverisjen Vendore.Por ka nje zgjidhje nje planifikim i sakte i shpenzimeve nga transferta do te beje qe te mos ngelet gjendje ne funde te vitit perveç rastev ete shpenzimeve per investime kur sipermaresi per arsye objektive nuk ka perfunduar kontraten brenda vitit dhe per ato raste kur investimi eshte me kontrat 2 apo shum vjeçare.LImitimi transfertes se pakushtezuar ne tremujor eshte e diktuar dhe nga realizimi te ardhurave ne buxhetin e shtetit por nga ana tjeter ky limitim bene te mundur perdorimin sa me racional te saj duke ruajtur nje ekuliber te perdorimit te saj gjat gjith vitit .

  • Erton Kashta

    Komente te ardhura nga pjesemarresit:

    Pershendetje !

    Ne lidhje me draftin e ligjit per financat vendore dua te shpreh keto shqetesime:
    -Per sa i perket detyrimeve te prapambetura qe shkojne gati sa transferta e pakushtezuar e nje viti sidomos per bashkite e vogla,
    eshte e pamundur te likujdohen me financat e njesise vendore.Po te kemi parasysh faktin se keto detyrime i perkasin te kaluares dhe
    kane aresye te ndryshme krijimi: si mbajtje administrate te fryre, mungesa e lejeve te ndertimit, te ardhurat nga taksat vendore ne renie
    etj, do ishte mire qe Qeveria Qendrore te nderhynte per ti bere zero dhe ne te ardhmen te mos lejonte krijimin e borxheve,kete te fundit
    Bashkite e reja po e bejne.
    -Ne lidhje me arketimin e debitoreve ligji te jete me i ashper ashtu si per taksat.
    -Per sa i perket permbaruesve ju eshte lene liri pa kufi dhe nuk njohin as udhezimet e Qeverise por vetem bllokojne llogarite.
    -Transferta te ndahet edhe duke u bazuar ne perqindjen e te ardhurave vendore te njesise krahasuar me ato ne shkalle vendi.
    -Per mjetet e transportit mbartur nga njesite qe jane me detyrime taksash ndervite, te falen keto te fundit, qe te vazhdojme me tej
    ti perdorim apo ti nxjerrim jashte perdorimit.

  • Erton Kashta

    Komente te ardhura nga pjesemarresit:

    Pershendetje!

    Persa i takon detyrime te prapambetura duhet te mbeshtes mendimet e kolegeve.Jane bere nje shqetesim i madh dhe duhet te meret nga ana e qeverise nje vendim per kete gje, per mbylljen njehere e mire te ketij problemi te financave vendore.

    Pervec kesaj persa i takon pembaruesve private as qe nuk duan ta dine per udhezimin nr.1 date 04.06.2014 “PËR MËNYRËN E EKZEKUTIMIT TË DETYRIMEVE MONETARE TËNJËSIVE TË QEVERISJES SË PËRGJITHSHME NË LLOGARI TË THESARIT”, pikat 3,4 dhe 5 te tij , por direkte dhe ne thesar bllokojne llog.602 dhe thesari me keq akoma bene bllokimin pernjehere , duke mos zbatuar dhe ai udhezimin e Kryeministrit per kete qellim.Prandaj dhe per detyrimet e prapambetura duhet te shprehet qarte ne LOFV.

    Pune te mbare!

  • Erton Kashta

    Komente të ardhura nga pjesëmarrësit:

    Pershendetje Kolege,

    Ne lidhje me Draftin e Ligjit per Financat Vendore, nga ana e Bashkise Pogradec u pa me vemendje dhe u diskutua me punonjesit e finances. Na vjen mire qe para se te miratohet u kerkua dhe mendimi i specialisteve te cilet do te zbatojne keto ligje.

    Kam lexuar Draftin dhe komentet e kolegeve, do mundohemi qe te japim dhe ne mendimin tone qe ne disa raste mund te jete i njejte me mendimet e kolegeve. Duke menduar te japim kontributin tone modest, mendimet dhe shqetesimet tona jane keto:

    – Se pari : Ashtu sic jemi shprehur ne Takimin qe u zhvillua ne Durres, Bashkia Pogradec ka si shqetesim kryesor “Detyrimet e Prapambetura” . Ne vazhdojme te kembengulim qe Detyrimet e Prapambetura duhet te mbyllen patjeter pasi kjo bllokon gjithe aktivitetin jetik te Bashkise. Duke patur parasysh qe keto Detyrime nuk kane peshe te vogel specifike por realisht jane sa buxheti i nje viti per Bashkine Pogradec, ne jemi shprehur dhe kemi informuar gjithe Pushtetin Qendror, se:

    Bashkia Pogradec nuk ka mundesi per likujdim te Detyrimeve, mundesite tona jane deri ne masen 10% ne vit. Por duke patur parasysh qe ky “Detyrim ” rritet ne te njejtin nivel, dhe ne fund te cdo viti Detyrimi ngelet ne te njejten vlere. Pra ne paguajme vetem interesin vjetor te Detyrimeve te Prapambetura. Zgjidhja e vetme eshte nga Pushteti Qendror i cili duhet ta bleje kete Detyrim , ashtu si veproi me Detyrimet e Pushtetit Qendror, pasi ky Borxh nuk eshte i ri por i trasheguar prej nje periudhe mbi 10 vjecare, i njohur si nga Drejtoria e Thesarit dhe Ministria e Financave. Nuk eshte shtuar dhe nuk eshte pakesuar. Ne i kemi paraqitur Ministrise te Financave disa strategji per zgjidhjen e problemit te cilat deri sot nuk jane mare parasysh. Ne mbajme pergjegjesi vetem nese krijojme Detyrime te reja. Ashtu sic tha dhe Sekretarja e Pergj. e MF, te kerkohet pergjegjesia dhe te ngarkohet ajo.

    Nuk eshte e drejte qe Thesari te bllokoje llogarine 602, nga kerkesat e Permbaruesve Private, bie ne kundershtim me ligjet dhe udhezimet, por duhet te ishin mare disa masa me pare qe te mos kishim aritur ne kete situate.

    Kerkesa jone eshte qe ne Ligjin e Ri per Financat Vendore te flitet qarte per “Detyrimet e Prapambetura”, ti jepet zgjidheje, por dhe te meren masa per moskrijimin e Detyrimeve te Reja.

    – Se dyti : Ne lidhje me hartimin e Buxhetit, ne Ligjin e Ri duhet te percaktohen pergjegjes dhe pjesmares per hartimin, te gjitha Drejtorite, Ndermarjet, Njesite Administrative dhe jo te ngarkohet vetem Drejtoria e Finances dhe Buxhetit. Te merret per baze eksperienca e Bashkise Shkoder e cila me ndihmen e DLDP ka ndertuar nje model dhe program per hartimin e Buxhetit por dhe te Paketes Fiskale. Jam dakort me sygjerimin tuaj qe afati per dorezimin e Projekt Buxhetit te jete deri ne mesin e dhjetorit, mqq brenda dt.31 Dhjetor te miratohet nga KB. Te njejtin mendim ndajme dhe per PBA, per nje Buxhet Afatmesem te qendrushem,gjitheperfshires dhe te mbeshtetur ne nevojat e gjithe Bashkise.

    – Se treti : Ne lidhje me Drejtorine e Finances dhe te Buxhetit, Ligji i Ri duhet te shprehe qarte te drejtat dhe detyrat e punonjesve te saj, pasi shpesh bien ne kundershtim me dispozitat ligjore dhe behen objekt i KLSH ku ka qendrime te ndryshme te cilat interpretohen sipas deshires, dhe per funksione qe nuk varen nga Financa, ngarkohen punonjesit e Finances. Punonjesit e finances jane ata qe mbajne peshen me te madhe dhe me te veshtire te punes, ne ligjin e ri te percaktohet dhe paga e tyre e cila duhet te jete me e larte se e punonjesve te tjere te Bashkise.

    – Se katerti : Ne lidhje me Asetet e Bashkise duhet te dale nje ligj i cili te lejoje regjistrimin e aseteve te Bashkise falas ose me nje tarife minimale, pasi nuk ka te fonde per te perballuar shpenzimet per regjistrimin e aseteve prane ZRPP. Gjithashtu nga bashkimi teritorial kemi trasheguar nga NJA kemi trasheguar makineri dhe pajisje te amortizuara prej vitesh, por qe nuk mund ti nxjerrim jashte perdorimit pasi ka vite qe nuk i jane paguar taksat dhe kualidimi dhe per ti nxjerre jashte perdorimit kane kosto shume te larte. Ligji i Ri te perjashtoje keto detyrime mqq te nxirren jashte perdorimit dhe te mos rendojme Inventarin e Mjeteve Kryesore.

    – Se pesti : Per Transferten e Pakushtezuar duhet te llogaritet dhe te celet ne menyre transparente mbeshtetur ne siperfaqen, popullsine por dhe nevojat dhe detyrimet e Bashkise. Gjithashtu kete vit patem transferim te kopetencave te pese Institucioneve Shteterore por pervec aseteve dhe dokumentacionit qe akoma nuk jane transferuar, dhe celja e transfertes te Pakushtezuar per keto institucione ka qene minimale ose zero. Jam dakort qe te mos kete kufizime si dhe te Transferta e paperdorur te trashegohet 100% vitin e ardhshem.

    – Se gjashti :Ligji i Ri te jete me i repte ne lidhje me mbledhjen e debitoreve, ashtu sic eshte Ligji per Drejtorine e Tatimeve dhe Taksave. Punonjesit e Drejtorise te Taksave dhe Tarifave te Bashkise te kete kopetenca me shume ne lidhje me arketimin e detyrimeve te taksave dhe te tarifave, dhe gjithcka te jete e kanalizuar npm sistemit Bankar.

    – Se fundi : Ne ligjin e ri te percaktohet qe ne Bashki te perdoret nje Program Kontabiliteti Financiar, ashtu si programi i Thesarit, ku cdo gje te jete online dhe te hiqet dore nga kartelat dhe librat duke bere pune te shumfishte. Mbajtja e kontabilitetit financiar te jete nje per te gjitha Bashkite dhe te perdoret nga punonjesit e finances me kodin e vet. Te gjitha dokumentat kryesore si: Bilanci, Buxheti, Buxheti Afatmesem, Paketa Fiskale etj te jene te programuara dhe ne te njejtin Format per te gjitha Bashkite ne vend.

    Keto jane disa komente ne lidhje me Draftin e Ligjit per Financat e Pushtetit Vendor, duke falenderuar DLDP per mundesine dhe bashkepunimin ju uroj te gjitheve

    Dite te mbare.

  • Erton Kashta

    Komente të ardhura nga pjesëmarrësit:

    Pershendetje.

    Ne vazhdim te sygjerimeve tona doja te shtoja nje sygjerim per Financat Vendore ne lidhje me vleren e arketimeve ne arke per njesite publike qe eshte nen 1000 leke.Nqs ky limit do te trajtohet ne FV, te rishikohet ky limit te pakten te lejohet arketimi ne kufirin taksave familjare per ti ardhur ne ndihme kesaj kategorie sepse ka pasur dhe ka kundershtime ne lidhje me pagesen e komisioneve bankare dhe ne shume raste edhe pas leshimit te fatures per arketim vetem nga keto komisione ata nuk bejne arketimin.Ne e kemi trajtuar kete edhe ne takimet tona por po e sjelle edhe njehere ne vemendje.

    Ne udhezimet e zbatimit te buxhetit na kerkohet qe ne te konfirmojme urdher prokurimrt para se ti hedhim ne sistem edhe pse ato jane te miratuara ne buxhet dhe ne rregjistrat e prokurimeve nje kopje te te cilave jane depozituara ne thesare dhe gjithashtu vete ligji i prokurimeve nuk te le te prokurosh pa pasur keshlimit ne dispozicion.Prandaj per ne kjo eshte nje burokraci qe ne na rrit koston e sherbimeve pasi qendra e shume bashkive eshte larg nga deget e thesarit ne rrethe.

    Pune te mbare dhe do ju shtojme edhe sygjerime te tjera ne vazhdim.

  • Erton Kashta

    Komente të ardhura nga pjesëmarrësit:

    Duhet te shihet edhe njehere roli i struktures se Nepunesit Zbatues sepse me ligjet aktuale i jane veshur shume pergjegjesi dhe duket sikur perjashtohen aktoret e tjere ne bashki, si dhe trajtimi financiar per kete strukture nga vete pergjegjesia dhe rrisku qe mban duhet te trajtohet ndryshe duke pasur shtese veshtersie ose dhe te percaktohet ne strukturat organizative ashtu si e percakton ligji dhe te kete nje tjeter klase per pocicionin e kesaj kategorie.

    Faleminderit.

  • Erton Kashta

    Komente të ardhura nga pjesëmarrësit:

    Pershendetje

    Jam shume dakord qe te kerkohet rishikimi i limitit te arketimeve,pasi ne po pretendojme tia afrojme sherbimin qytetarit.Ne kemi nje teritor te hapur dhe eshte fakt se disa banore per te paguar taksen familajre prane Raiffeisen bank duhet te ecin mbi 50 km,(pasi ne kemi vetem nje Banke ne qytetin e Puke dhe nje ne F Arrez).Kjo ndikon direkt jo vetem ne nivelin e arketimeve por dhe ne koston shtese te familjareve qe duhet te paguajne taksen.Mendoj qe ose duhet te rritet limiti i arkes ne njesite administrative ose te behet ndonje perjashtim per taksat familjare.Ndersa sa i perket marredhenieve me thesarin duhet ti shikojme pak pasi shume here ato sillen sikur jane ata perdoruesit e fondeve dhe jo Bashkite.

    Pune te mbare

  • Erton Kashta

    Komente të ardhura nga pjesëmarrësit:

    Pershendetje te gjitheve!

    Duke ju falenderuar qe na bete pjesmarres ne kete diskutim per nje draft kaq te rendesishem , pasi lexuam me vemendje dhe diskutuam me punonjesit e Finances dhe Buxhetit po japim sygjerimet tona si me poshte :

    1. Mendojme se ky ligj duhet te vendose nje orientim ose me sakte nje tavan per numrin maksimal te punonjesve te administrates duke marre parasysh :

    -numrin e popullsise

    -shtrirjen territoriale apo dhe ndonje faktor tjeter percaktues , pasi ndodh shpesh qe ka fryrje te struktures duke sjelle ne kete menyere edhe kosto per buxhetin .

    2.

    Ne lidhje me hartimin e Buxhetit, ne Ligjin e Ri duhet te percaktohen pergjegjes dhe pjesmares per hartimin, te gjitha Drejtorite, Ndermarjet, Njesite Administrative dhe jo te ngarkohet vetem Drejtoria e Finances dhe Buxhetit. Te njejtin mendim ndajme dhe per PBA, per nje Buxhet Afatmesem te qendrushem,gjitheperfshires dhe te mbeshtetur ne nevojat e gjithe Bashkise.

    3.

    Ne lidhje me Asetet e Bashkise duhet te dale nje ligj i cili te lejoje regjistrimin e aseteve te Bashkise falas ose me nje tarife minimale, pasi nuk ka fonde per te perballuar shpenzimet per regjistrimin e aseteve prane ZVRPP.

    Gjithashtu nga bashkimi teritorial kemi trasheguar nga NJA makineri dhe pajisje te amortizuara prej vitesh, por qe nuk mund ti nxjerrim jashte perdorimit pasi ka vite qe nuk i jane paguar taksat dhe kualidimi dhe per ti nxjerre jashte perdorimit kane kosto shume te larte.Theksojme se keto mjete nuk kane dhe dokumentacionin ligjor perkates. Ligji i ri te perjashtoje detyrimet deri ne momentin e bashkimit sipas ligjit Administrativo-Territorial .Te percaktohen rregulla specifike per nxjerrjen jashteperdorimit te mjeteve te lartpermendura .

    Duke ju falenderuar ju urojme pune te mbare .

  • Erton Kashta

    Komente të ardhura nga pjesëmarrësit:

    Pershendetje te Gjitheve,

    Faleminderit skuadra e DLDP qe jemi pjese e ketije diskutimi

    Ne mbështetje te diskutimit per draftin e Ligjit te Financave vendore mendojme se:
    1-Ligji per financat vendore do te jete rregullator i domosdoshem ne funksionimin normal te Financave te Njesive te Qeverisjes vendore , te 61 Bashkive te krijuara ne Kuadrin eZbatimit te Reformes Teritoriale.
    Ne mbështetje te eksperiences se punes ne Njesite e qeverisjes vendore dhe sugjerimet e kolegeve japim sygjerimet e permbledhura si me poshte :

    1-Transferta e pakushtëzuar te jete e papercaktuar per fondin e investimeve me koeficientin 40%.Ne kuadrin zbatimit te Reformes territoriale kjo transferte te shpërndahet sipas prioriteteve te Njesise se Qeverisjes Vendore me vendim te KB.
    -Te ardhurat nga Njesite e Qeverisjes vendore kane shume problematike per vjeljen e tyre edhe per arsyen pasi jemi ne kuadrin e zbatimti te Reformes Territoriale dhe deri ne menaxhimin e mire te vjeljes se tyre duhet dhe nje afat kohor pershtatje me formen e re te Qeverisjes Vendore ,Keshtu granti i pakushtezuar nga qeverisja Qendrore eshte shtylla kryesore per funksionimin normal te Qeverisjes vendore .

    2-Te ardhurat dhe granti i trasheguar te trashegohen 100% nga Njesite e Qeverisjes Vendore dhe përdorimi i tyre te behet me vendim te KB ne vitin buxhetor pasardhes .

    3-Pe r likujdimin e detyrimeve te prapambetura ne vite ,te planifikohet ne nje shtrirje kohore qe te mos cenoje zhvillimin normal te Njesise se qeverisjes vendore ,dhe ne rast se ka ndonje mundesi nga Qeveria per dhënien e nje granti shtese te destinuar( per detyrimet e prapambetura deri ne vitin 2013).

    4-Likujdimi i vendimeve te Gjykatave te shtrihet ne nje periudhe kohore te planifikimit ne buxhet q e te lejoje zhvillimin normal te aktivitetit te NjQV , dhe te mos aplikohen kamate vonesa per vendimet e Gjykates .

    5-N e pergatitjen dhe hartimin e buxhetit vjetor kane nje eksperience relativisht te mire te gjitha Njesite e Qeverisjes ,përgatitja e PBA kërkon nje bashkëpunim me te mire me Drejtuesit e Ekipeve te menaxhimit.Eksperienca e përgatitjes se PBA ne Durres ,Shkoder etj,jane nje eksperience shume e mire ,per t’u pergjithesuar.

    6-Ne përgatitjen dhe hartimin e PBA ,per Funksionet specifike si psh.Bordi i ujitjës dhe kullimit, qe kane kaluar ne varesi te NjQV ne kuadrin e Reformes Territoriale .

    Si do te vazhdohet ?

    Ne cdo shkrese percjellese na eshte thene se ne rast te tejkalimit te shpenzimeve, shpenzimet përballohen nga Bashkia.

    Legjislacioni per funksionimin e tyre ,edhe pse jane pjese e Bashkise eshte ai ekzistuesi kur keto funksione vareshin nga Pushteti Qendror.

    Te kete nje specifikim per funksionimin e tyre ne pershtatje me legjislacionin e Njesive te Qeverisjes ne vendore. Specifikisht ne rastin e bashkive nme 50-100.000banore ,nuk mund te krijohen Agjensi per keto sherbime ,pasi shpenzimet jane te larta dhe per keto arsye funksionet e deleguara funksionojne si Drejtori ose Zyre brenda Bashkise.
    Ne planifikimin e PBA duhet nje harmonizim midis Pushtetit Qendror dhe Pushtetit vendor.

    7-Percaktimi i numrit limit te punonjesve te administrates se Njesive te Qeverisjes vendore ,sipas klasifikimit te Bashkive.Percaktimi i numrit limit dhe funksioneve te punonjesve te finances ne Bashki sipas kategorise se Bashkive .

    Kam ndjekur me vemendje diskutimin e kolegeve dhe verej se kemi problematike te ngjashme,

    Faleminderit

  • Erton Kashta

    Komente të ardhura nga pjesëmarrësit:

    Pershendetje!

    Plotesisht dakort me mendimet e dhena nga koleget e bashkise Divjak dhe Bashkine Librazhd , ndonese per disa nga keto sugjerime jemi shprehur me pare.

    Por kryesorja eshte qe keto sugjerime te reflektohen ne projekt ligjin per financat vendore , per ti dhene zgjidhje dhe per ti kanalizuar ne rruge ligjore , pasi jemi ne kontakt te perditshem dhe e ndiejme me nga afer zgjidhjen e tyre.

    Jemi ne kontakt te gjithave ketyre diskutimeve dhe do shprehemi me vone dhe per sugjerime te tjera.

    Ju faleminderit te gjitheve!

  • Erton Kashta

    Komente të ardhura nga pjesëmarrësit:

    Eshte mire te mos perserisim te njejtat probleme.Do ishte mire qe ne grupin per hartimin e ligjit te financave vendore te kete nje perfaqsues me eksperjence nga Njesit Vendore i cili munde te na perfaqsoj denjesishte per te percjell problematikat dhe te jape sugjerime praktike ne lidhje me Ligjin per financat vendore.Faleminderit.

  • Erton Kashta

    Komente të ardhura nga pjesëmarrësit:

    Pershendetje te gjitheve .

    Doja te shtoja nje tjeter problem qe ne mdeshemi ne baze.Nuk di nqs mund te trajtohej si stok

    llogari 466 e garanciv te punimeve e mbartur prej shume vitesh .Kjo vazhdon te mbetet ne keto kushte besoj se edhe koleget e mi mund ta kene kete problem,pasi operatoreve nuk ju intereson te korrigjojne difektet e punimeve kur vlera eshte e barabarte ose me e vogel se garancia e punimeve,dhe nuk paraqiten fare duke menduar se kjo mbulohet nga garancia.Nga ana tjeter ne nuk kemi mundesi ligjore qe me keto garanci te riparojme difektet e punimeve .Nqs do te trajtohen me FV nje menyre tjeter perdorimi edhe keto garanci nuk do te mbeten te stopuara prej vitesh pa mundesi perdorimi.Theksoj se ky nuk eshte problem vetem per pushtetin vendor ,por ne duhet ti japim nje zgjidhje

    Faleminderit,pune te mbare.

  • Erton Kashta

    Komente të ardhura nga pjesëmarrësit:

    Jam ndakort me shqetesimet e kolegeve dhe pa dashur te perserit gjerat dua pervec te tjerave te sanksionohet me ligj Detyrat dhe te Drejtat e Kryefinancierit te njesise se qeverisjes vendore , te ngrihet ne nje shkalle me larte paga krahasuar me te tjeret sepse kane me shume pune dhe pergjegjesi se te tjeret.

  • Erton Kashta

    Komente të ardhura nga pjesëmarrësit:

    Pershendetje te gjitheve.
    Doja te shtoja nje tjeter problem qe ne mdeshemi ne baze. Nuk di nqs mund te trajtohej si stok llogari 466 e garancive te punimeve e mbartur prej shume vitesh. Kjo vazhdon te mbetet ne keto kushte besoj se edhe koleget e mi mund ta kene kete problem, pasi operatoreve nuk ju intereson te korrigjojne difektet e punimeve kur vlera eshte e barabarte ose me e vogel se garancia e punimeve dhe nuk paraqiten fare duke menduar se kjo mbulohet nga garancia. Nga ana tjeter ne nuk kemi mundesi ligjore qe me keto garanci te riparojme difektet e punimeve. Nqs do te trajtohen me FV nje menyre tjeter perdorimi edhe keto garanci nuk do te mbeten te stopuara prej vitesh pa mundesi perdorimi. Theksoj se ky nuk eshte problem vetem per pushtetin vendor, por ne duhet ti japim nje zgjidhje.

    Faleminderit, pune te mbare.