Diskutohet Buxheti 2017

Ministri i Financave prezanton buxhetin 2017 me Kryetarët e Bashkive dhe Donatorët

KONSULTIMI I PARË PUBLIK I BUXHETIT PËR VITIN 2017 ME KRYETARËT E BASHKIVE DHE DONATORËT
 

Në datën 4 Tetor 2016, në mjediset e Hotel Tirana International, u zhvillua takimi i parë konsultues me Kryetarët e Bashkive të vendit për të diskutuar mbi hartimin e Buxhetit për vitin 2017.

Në takim morën pjesë Ministri i Financave, z. Arben Ahmetaj, ministri i çështjeve vendore, z. Blendi Çuçi, Drejtues të Ministrisë së Financave, Kryetarë të Bashkive të vendit si dhe përfaqësues të tjerë të nivelit teknik, si dhe një numër i programeve dhe donatorëve që veprojnë në Shqipëri.

Diskutimet u përqendruan në hapat për hartimin e buxhetit për vitin 2017 dhe ndikimi në qeverisjen vendore. Gjatë prezantimit dhe diskutimeve vend të rëndësishëm zunë: Ligji i ri për financat vendore; formula e transfertës qeveritare për qeverisjen vendore, Fondi i Zhvillimi të Rajoneve, etj.

Pika të prezantuara nga MF:

A. Ligji i ri për financat vendore

  • Forcim i rregullave për procesin buxhetor dhe financiar
  • Unifikim dhe standartizim i procedurave me qeverisjen qendrore
  • Rregulla për disiplinën fiskale por pa ndërhyrë në autoniminë
  • Auditim i jashtëm i pasqyrave financiare
  • Për herë të parë përcaktohen rregulla për menaxhimin e situatave të vështirësisë financiare
  • Rritja e parashikueshmërisë, efektivitetit dhe qartësisë së transfertave ndërqeveritare
  • Rol më i madh mbikqyrës i Ministrisë së Financave në menaxhimin financiar
  • Rregullohet procedura për menaxhimin e situatatve të bllokimit të miratimit të buxheteve nga këshillat e vetqeverisjes vendore
  • Konturohet cikli i menaxhimit të shpenzimeve publike në përputhje me frymën e LOB-it
  • Siguron dhe forcon një dialog të mirë mes dy niveleve të qeverisjes për ndarjen e detyrave dhe burimeve

 

B. Buxheti Vendor 2017

  • Ndarje më e drejtë dhe transparente e financave
  • Shtohet fondi prej 2 miliard lekësh për reformën e decentralizimit
  • Do të jetë në masën 3.1% të PBB nga 2.1% që ishte në vitin 2013
  • Buxheti vendor në 2017 do të jetë 65% më i lartë se ai i vitit 2013
  • Të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore për vitin 2017, 43% më të larta se se në vitin 2013
  • Të ardhurat nga taksat dhe tarifat 900 milion lekë më shumë se një vit më parë
  • Financimi i funksioneve të transferuara në pushtetin vendor rreth 7 miliard lekë
  • NjQV do të përfitojnë rreth 450 milion lekë nga taksa e rentës minerare

 

 

C. Hapat për tu ndjekur

  • Hartimi i një plani të përbashkët për parandalimin dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për pushtetin vendor, i cili fokusohet në:
    • Shlyerjen e detyrimeve të prapambetura nga ana e NJQV-ve, në mënyrë të saktë, të qartë dhe të besueshme
    • Forcimin e disiplinës financiare për të parandaluar grumbullimin e detyrimeve të prapambetura në të ardhmen
    • Përmbushjen e detyrimit nga NJQV për të dokumentuar, vërtetuar dhe shlyer, detyrimet e grumbulluara ndër vite
    • Regjistrimin e të gjitha detyrimeve të rregullta/të parregullta në një sistem IT të njësisë vendore (krijimi i bazës së të dhënave)
    • Regjistrimi i të gjitha faturave në sistemin e thesarit
    • Kontraktimin e njlë auditi të pavarur për të vërtetuar të gjitha detyrimet, dokumentacionin shoqërues të çdo NJQV-je, i cili do të vendosë për përfshirjen ose jo të detyrimit financiar në listën e detyrimeve të praspambetura
    • Kontrollin e vlefshmërisë së fondeve, kohën e krijimit të detyrimit, si dhe kontrolle të tjera nëse dokumentacioni arsyetues është i plotë, sipas kuadrit ligjor e nënligjor në fuqi
    • Njohjen e hapësirave të mundshme fiskale në kuadër të buxheteve vendore për të paguar detyrimet.

 

D. Ndikimi

  • Buxheti vendor për investime, në bazë të të dhënave të 9 mujorit, është rreth 30% më i lartë se përpara reformës
  • Shpenzimet për pushtetin vendor nga 2.1% e PBB që ishin para reformës arritën 3.2% të PBB pas reformës
  • Vetëm në sektorin e bujqësisë me një fond të decentralizuar prej 2 miliard lekë, janë arritur:
    1. Pastrimi i 1000 km kanale ujitëse dhe kulluese
    2. Blerja e 61 ekskavatorëve
  • Futja në skemën e ujitjes e 60 mijë hektarë tokë, që përfaqëson mbi gjysmën e sipërfaqes që ishte para reformës
  • Rritje e dobishmërisë dhe shtim i vendeve të punës në zinxhirin prodhim-grumbullim-shitje

 

E. Buxheti vendor 2013-2017

  • Gjatë tre viteve janë rritur përfitimet e NJQV-ve për investime në vlerën rreth 12 miliard lekë
  • Gjatë tre viteve dhe kryesisht pas reformës territoriale, janë decentralizuar disa funksione të rëndësishme të cilat kapin një shifër rreth 8 miliard lekë

 konsultimi02 konsultimi01

 

F. Buxheti vendor

  • Për vitin 2017, shpenzimet e Buxhetit vendor do të jenë 50 miliard lekë ose 4% më të larta se në 2016
  • shpenzimet e Buxhetit vendor në vitin 2017, do të zënë 3.1% të PBB
  • Të ardhurat nga taksat dhe tarifat 900 milion lekë më shumë se një vit më parë

 

G. Transferta e pakushtëzuar 2011 – 2017

  • Në vitin 2017 shuma e trasfertës së pakushtëzuar e shpërndarë me anë të formulës do të rritet në 15.5 miliard lekë
  • Financimi i funksioneve të transferuara 7 miliard lekë, përfshirë edhe 61 ekskavatorë
  • Transferta e pakushtlëzuar është 2.5 miliard lekë më e madhe ose 20% më e lartë se e vitit 2016, ndërkohë shpenzimet e buxhetit të shtetit rriten 8%

konsultimi03

 

Kliko këtu për të shkarkuar
Formula e Ndarjes së Transfertës së Pakushtëzuar për vitin 2017